Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Zyrtarët japonezë kanë thënë se nuk dinë vendndodhjen dhe gjendjen e tre civilëve japonezë të marrë peng në Irak, kur kanë kaluar disa orë nga koha kur ata duheshin liruar. "Ne kemi disa njoftime nëpër media dhe fragemente informatash nga burime të ndryshme, por qëllimi ynë është lirimi i shpejtë i pengjeve", tha Ichira Aisawa, zyrtar i ministrisë së jashtme, i cili ndodhet nw Jordani.
Njoftimi në televizionin arab Al-Jazeera thoshte se pengjet do të liroheshin sot në orët e para të mëngjesit. Familjet e pritën këtë me lehtësi, tha motra e njërit nga të rrëmbyerit.
Rrëmbyesit janë kërcënuar t'i djegin së gjalli pengjet nëse ushtria japoneze nuk tërhiqet nga Iraku, mirëpo qeveria japoneze e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
XS
SM
MD
LG