Ndërlidhjet

BAGDAD


Rebelët në Irak janë kërcënuar se do të vrasin një qytetar amerikan të kidnapuar, nëse forcat amerikane nuk tërhiqen nga Fallujah. Pamjet e amerikanit të rrëmbyer janë shfaqur në televizionin Al-Jazeera. Ai është në mesin e disa të huajve që janë vrarë, rrëmbyer ose zhdukur gjatë javës së fundit në Irak.
Përveç tre japonezëve, të zhdukur konsiderohen dy ushtarë amerikanë, një civil britanik, një kanadez, një palestinez dhe dy roja të ambasadës gjermane, për të cilët thuhet se ka mundësi të jenë vrarë.
XS
SM
MD
LG