Ndërlidhjet

logo-print

FALLUXHA


Bisedimet për t'u dhënë fund luftimeve në Fallujah janë duke vazhduar. Hashim al-Hassani një nga negociatorët tha se armëpushimi joformal është zgjatur për 12 orë të tjera deri sot në mëngjes dhe palët kryesisht po i përmbahen.
Mijëra persona kanë shfrytëzuar këtë amulli, për të ikur nga qyteti. Një zyrtar i spitalit lokal në Fallujah ka thënë se rreth 600 irakienë kanë vdekur në luftimet e fundit. Forcat e koalicionit kanë thënë se më se 60 ushtarë amerikanë janë vrarë në këto luftime.
Presidenti amerikan George Bush e ka quajtur këtë një javë të ashpër."Java e kaluar ishte e ashpër, prandaj mendja dhe lutjet e mia janë me ata që e kanë paguar çmimin sublim për sigurinë tonë", ka thënë Bush për të shtuar se "Iraku i lirë do ta bëjë botën më paqësore dhe do ta ndryshojë atë".
XS
SM
MD
LG