Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët kinezë dhe ata japonezë kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të tyre të rrëmbyer nga grupe të ndryshme në Irak. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka thënë se shtatë kinezë janë rrëmbyer nga njerëz të armatosur dje në Irakun qendror.
Fati i tri pengjeve japoneze, ndërkohë mbetet ende i paqartë. Rrëmbyesit janë kërcënuar se do t'i vrasin një nga një, nëse qeveria japoneze nuk përmbush kërkesat e tyre, përfshirë edhe tërheqjen e trupave nga Iraku, por Japonia ka thënë se do të injorojë kërcënimet e pengmbajtësve. Rrëmbyesit janë kërcënuar se do të vrasin një qytetar amerikan të zënë peng nëse forcat amerikane nuk tërhiqen nga rrethimi i Fallujas
XS
SM
MD
LG