Ndërlidhjet

TOKIO


Fati i tre civilëve japonezë të marrë peng në Irak mbetet i paqartë, ka bërë të ditur kryeministri japonez, Junichiro Koizumi.
"Është politika jonë bazë në fushën e mbrojtjes, që forcat ushtarake japoneze në Irak po kryejnë punë humanitare në rindërtimin e Irakut. Ata po bëjnë atë që nuk mund ta bëjnë civilët dhe në këtë drejtim politika jonë nuk ka ndryshuar", tha kryeministri japonez.
Gjatë ditës Koizumi është takuar në Tokio me nënpresidentin amerikan Dick Cheney, ku ky i fundit ka premtuar gjithë ndihmën amerikane për të mundësuar lirmin e pengjeve japoneze.
Tre civilët japonezë u rrëmbyen javën e kaluar dhe autorët kanë deklaruar se ata do të lirohen vetëm kur të tërhiqn nga Iraku 550 ushtarët japonezë.
Nga ana tjetër mbrëmë në Falluxha janë rrëmbyer edhe 7 civilë kinezë.
XS
SM
MD
LG