Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush, gjatë vizitës së mbrëmshme në një nga bazat ushtarake në Teksas ka theksuar se java që sapo lamë pas ka qenë tepër e vështirë për Irakun.
"Java e fundit ka qenë një javë e vështirë, ndaj lutjet dhe mendimet e mia janë me ata që e paguan me cmimin më të lartë sigurinë tonë. Por një Irak i lirë do ta bëjë botën më paqësore. Një Irak i lirë do ta ndryshojë botën", tha Bush.
Ndërkaq duke folur po të djelën para një grupi gazetarësh, presidenti amerikan ka theksuar se nuk ka pasur informacione për sulme terroriste në territorin e Shteteve të Bashkuara para 11 shtatorit 2001.
"Në takimet e përditshme informuese te presidenti nuk është thënë asgjë mbi ndonjë sulm ndaj Amerikës. Në to është folur për tendenca të atyre që e urrenin Amerikën. Kjo është ajo që dinim", tha Bush, lidhur me mënyrën se si janë trajtuar informacionet për sulme të mundshme terroriste para 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG