Ndërlidhjet

GAZA


Trupat izraelite qëlluan për vdekje dy palestinezë, që po përpiqeshin të hynin në vendbanimin hebrej të Netzarimit, në Rripin e Gazës.
Vendbanimi në fjalë është një nga ato vendbanime, që sipas planit të kryeministrit Ariel Sharon, duhet të evakuohen, si pjesë e planit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Ndërkaq në përpjekje për të ripërtërirë procesin e paqes në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan George Bush do takohet në rezidencën e tij në Teksas me homologun egjiptian Hosni Mubarak. Njëherësh Bush e Mubarak do diskutojnë edhe gjendjen në Irak.
XS
SM
MD
LG