Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy gazetarë cekë janë të fundit në valën e rrëmbimeve dhe zhdukjes së civilëve të huaj në Irak.
Dy gazetarët janë rrëmbyer nga persona të armatosur në Taxhi, 30 kilometra në perëndim të Bagdadit.
Nga ana tjetër burimet amerikane bëjnë të ditur se dy ushtarë amerikanë dhe 7 punonjës të një firme amerikane janë raportuar të zhdukur.
Gjatë 24 orëve të fundit është njoftuar për rrëmbimin edhe të 7 qytetarëve kinezë. Ndërkaq ende nuk dihet asgjë rreth fatit të 3 civilëve japonezë, lirimi i të cilëve është kushtëzuar me tërheqjen e trupave japoneze nga Iraku.
Ndërkaq prindërit e ushtarëve bullgarë që gjenden në Irak kanë kërkuar nga qeveria që ata të largohen nga qyteti i Qerbelasë dhe të kryejnë shërbimin në një zonë më të sigurtë.
XS
SM
MD
LG