Ndërlidhjet

BAGDAD


Ross Mountain, përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara në Irak ka dënuar valën e kidnapimeve dhe ka bërë thirrje për lirimin e punëtorëve humanitarë të rrëmbyerve në Irak, duke e cilësuar këtë shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Agjencitë çeke kanë njoftuar se tre gazetarë çekë janë zhdukur në Irak që nga e diela. Të zhdukur konsiderohen edhe dy ushtarë amerikanë dhe shtatë punëtorë që punonin për firma amerikane. Ndërkohë, fati i tri pengjeve japoneze, mbetet ende i paqartë. Së fundi është njoftuar se pesë rusë dhe tre ukrainas janë liruar në mesditë.
XS
SM
MD
LG