Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komisioni i Shteteve të Bashkuara për hetimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 sot do të dëgjojë dëshmitë e zyrtarëve më të lartë ligjor në Shtetet e Bashkuara. Ministri i drejtësisë John Ashcroft dëshmon sot, ashtu si edhe ish drejtori i FBI-së Louis Freeh dhe zëvendësi i tij Thomas Pickard.
Që të tre pritet të përballen me pyetje se përse autoritetet kanë dështuar të parandalojnë sulmet në të cilat u vranë 3.000 njerëz. Dëgjimi pason publikimin e memorandumit sekret, ku para 11 shtatorit CIA i tërhiqte vërejtjen presidentit Bush se autoritet dinin që Al-Qaida vepronte në SHBA.
XS
SM
MD
LG