Ndërlidhjet

NJU JORK


Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që është paralajmëruar se do të filloj në këto çaste, do të debatohet edhe për situatën në Kosovë. Është thënë se kjo seancë do të jetë publike dhe në të do të shqyrtohet situata pas trazirave të muajit mars. Ambasadori gjerman, Gunter Pleuger, aktualisht kryesues i radhës i Këshillit të Sigurimit, ka thënë se dhuna e fundit ndër-etnike dhe dështimi për ta ndërtuar një shoqëri demokratike në Kosovë do të thotë se bashkësia ndërjkombëtare duhet të organizohet ashtu që "në Kosovë të qëndroj për një periudhë më të gjatë".
XS
SM
MD
LG