Ndërlidhjet

MOSKË/PEKIN/AMAN


Tetë ukrainas dhe tre rusë, punëtorë të një kompanie ruse të energjisë, që ishin rrëmbyer në Irak, janë liruar sot, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve duke cituar burime të kompanisë dhe të ambasadës ruse në Bagdad. Këta punëtorë ishin rrëmbyer të hënën në shtëpinë e tyre në Bagdad. Nga Pekini është bërë e ditur edhe për lirimin e 7 punëtorëve kinezë, që ishin mbajtur peng për 36 orë.
Ndërkaq, lidhur me fatin e tre japonezëve të rrëmbyer në Irak, sot në Aman të Jordanisë foli zëvendës ministri japonez i punëve të jashtme, Ichiro Aisawa.
- Ne po vazhdojmë të presim lajmin për lirimin e tre japonezëve të rrëmbyer. Ne po tubojmë informacione dhe po i përdorim të gjitha mjetet për ta arritur lirimin e tyre, tha zëvendës ministri Aisawa.
XS
SM
MD
LG