Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO/PEKIN


Zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney, sot në Tokio e mbështeti qëndrimin e kryeministrit japonez, Koizumi lidhur me personat e rrëmbyer në Irak. Zoti Cheny tha se është e rëndësishme që qeveritë të mos frikësohen nga kërcënimet me dhunë. Zoti Cheney sot u shpreh edhe lidhur me rolin e Kombeve të Bashkuara në Irak:
-Roli i Kombeve të Bashkuara është i mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe ne jemi të etur për ta parë një rol të tillë. Në fakt ata po e bëjnë këtë.

Në kuadër të këtij turneu, zoti Cheney e viziton edhe Kinën. Në këtë temë sot foli zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Kong Quan:
-Liderët nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara do ta shfrytëzojnë këtë rast për të shkëmbyer pikëpamje që u interesojnë të dy palëve, përfshirë këtu edhe mospajtimet ekzistuese lidhur me çështjen e Tajvanit.
XS
SM
MD
LG