Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sot ka pasur raporte se një helikopter amerikan i tipit Apaç është përplasur në një terren 20 kilometra në perëndim të Bagdadit. Poashtu, ka pasur informata për luftime në këtë hapësirë pas përplasjes së helikopterit. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ende nuk ka dhënë komente për këtë incident dhe për viktima eventuale. Agjencitë e lajmeve informojnë se kjo përplasje ndodhi pak kohë pasi trupat amerikane arrestuan Hazem al Arajin, njërin nga ndihmësit e liderit fetar shiit, Moqtata al-Sadr. Është raportuar, poashtu, se dje, gjatë një sulmi kundër një konvoji të ushtarëve amerikan, që ishte nisur për një qytetin Naxhaf, është vrarë një ushtar.
XS
SM
MD
LG