Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry e akuzoi sot presidentin George Bush se "nuk i mbajti premtimet" pasi ndërmori aksion të njëanshëm në Irak dhe nuk siguroi më tepër përkrahje ndërkombëtare për rikonstruktimin e këtij vendi. Këto komente zoti Kerry i bëri gjatë një fushate. Ndërkaq, në një artikull që e shkroi për të përditshmen Uashington Post, zoti Kerry u shpreh se Kombet e Bashkuara duhet të bëhen partner i plotë i Amerikës në periudhën kalimtare kah një qeveri e re në Irak dhe ftoi për më tepër ndihmë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG