Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë kunër myslimanëve që e duan paqen dhe dëshmi për këtë janë ndër të tjera edhe Kosova, Bosnja, Kuvajti dhe Afganistani. Këto komente Bush i ka bërë në një fjalim në Uashington. "Një Irak i lirë do të jetë shembull për reformatorët në gjithë Lindjen e Mesme. Një Irak i lirë do të tregojë se Amerika është në anën e myslimanëve që duan të jetojnë në paqe, siç tashmë kemi dëshmuar në Kuvajt, në Kosovë, në Bosnjë dhe në Afganistan", ka thënë presidenti Bush, sipas të cilit Iraku i lirë do t'i konfirmojë botës se fjala e dhënë amerikane qëndron, madje edhe në kohët më të vështira.
Presidenti Bush ka premtuar të dërgojë në Irak edhe 10 mijë ushtarë shtesë, nëse për këtë ka nevojë. "Numri i trupave tani dhe në të ardhmen do të përcaktohet nga situata në terren. Nëse ka nevojë për më shumë trupa, unë do t'i dërgoj", ka thënë Bush.
Aktualisht në Irak janë rreth 130 mijë trupa, ndërsa 75 ushtarë amerikanë janë vrarë në dy javët e fundit.
XS
SM
MD
LG