Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat amerikane kanë shtrënguar rrethimin e qytetit Najaf ku besojnë se po strehohet kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Lideri kryesor i shiitëve irakienë Ayatollah ali al-Husseini dhe dy ajatollahë të tjerë kanë ndërhyrë tek al-Sadri dhe e kanë shtyrë atë të negociojë pa kushte me liderët e moderuar irakienë dhe me përfaqësuesit e koalicionit.
Një numër civilësh që besohet se mbahet peng nga grupe të ndryshme rebelësh e ka bërë të vazhdueshëm shqetësimin e autoriteteve ndërkombëtare.
Ndërkaq, departamenti amerikan i mbrojtjes ka thënë se që nga invadimi amerikan në Irak në marsin e vitit të kaluar kanë humbur jetën 688 ushtarë dhe më se 3 mijë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG