Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush i ka thënë sot mysafirit të tij, kryeministrit izraelit Ariel Sharon se ai mbështet planin e qeverisë izraelite për tërheqjen nga Gaza dhe disa pjesë të Bregut Perëndimor. "Izraeli planifikon të heqë disa instalime ushtarake dhe të gjitha vendbanimet nga Gaza dhe një pjesë të ushtrisë dhe vendbanimeve nga Bregu Perëndimor. Këto janë aksione historike dhe të guximshme", ka thënë presidenti Bush, sipas të cilit, nëse të gjitha palët e pranojnë planin, ata mund të hapin një dritare të përprimit dhe t'i japin fund njërit prej konflikteve më të gjata në botë. Bush ka shfaqur përkrahjen për një Izrael të sigurt dhe një shtet të pavarur palestinez.
Paraprakisht lideri palestinez Yasser Arafat dhe kryeministri Ahmed Qurei kanë thënë se Shtetet e Bashkuara mund të vrasin përpjekjet paqësore për Lindjen e Mesme nëse mbështesin planin izraelit.
XS
SM
MD
LG