Ndërlidhjet

BAGDAD


Italia dhe Japonia kanë përsëritur angazhimin e tyre për të mbetur në Irak me trupa, pavarësisht vrasjes së një prej pengjeve italiane dhe rrëmbimit të dy qytetarëve të tjerë japonezë.
Nga ana tjetër qeveria japoneze ka njoftuar për lirimin e tre pengjeve japoneze, që u rrëmbyen javën e kaluar. Rrëmbyesit kishin kërcënuar se do vrisnin pengjet, nëse Tokio nuk tërhiqte trupat nga Iraku.
Lidhur me rrëmbimet e presonave kryeministri japonez Koizumi tha:
"Rrëmbimi është një akt i egër që nuk mund të falet dhe ne nuk duhet të dorëzohemi para terrorizmit të kësaj natyre", tha kryeministri japonez.
Afro 40 qytetarë të huaj janë rrëmbyer nga militantët në Irak.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve Moska ka dërguar aeroplanë të posacëm për largimin e mbi 800 punonjësve nga Rusia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, që gjenden në Irak.
Gjatë ditës në diplomat iranian u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur në afërsi të misionit të Iranit në Irak.
XS
SM
MD
LG