Ndërlidhjet

BAGDAD


Shefi i Pentagonit Donald Rumsfeld, pak caste më parë bëri të ditur se ka shtyrë kthimin e 20 mijë trupave që e kishin përfunduar shërbimin në Irak dhe palnifikonin të ktheheshin.
"Kemi miratuar zgjerimin e shtyrjes së 20 mijë trupave që janë në terren deri në 90 ditë. Këto trupa janë duke shërbyer në Irak. Kjo erdhi pas kërkesës për trupa shtesë", tha Rumsfeld.
Në të tjera zhvillime kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Mohamed El Baradei, ka informuar Këshillin e Sigurimit se elementë të rëndësishëm të programeve bërthamore të Irakut janë zhdukur ose zhvendosur jashtë vendit, pas fillimit të ndërhyrjes ushtarake.
XS
SM
MD
LG