Ndërlidhjet

BAGDAD


Italia dhe Japonia kanë përsëritur angazhimin e tyre për të mbetur në Irak me trupa, pavarësisht vrasjes së një prej pengjeve italiane dhe rrëmbimit të dy qytetarëve të tjerë japonezë.
Nga ana tjetër qeveria japoneze ka njoftuar për lirimin e tre pengjeve japoneze, që u rrëmbyen javën e kaluar. Rrëmbyesit kishin kërcënuar se do vrisnin pengjet, nëse Tokio nuk tërhiqte trupat nga Iraku.
Afro 40 qytetarë të huaj janë rrëmbyer nga militantët në Irak, ndërsa sot ëshët vrarë një diplomat iranian.
Lidhur me zhvillimet e fundit ministri i jashtem britanik, Jack Straw ka deklaruar:
"Nuk ka dyshim se ne nuk do t'i kthejmë shpinën popullit irakian. Sfidat e sigurisë që kemi parë javëve të fundit janë serioze, por ne nuk mund të lejojmë që grupet të cilat pengojnë vendosjen e demokracisë të kenë sukses."
XS
SM
MD
LG