Ndërlidhjet

GJENEVË


Muri i sigurisë që po ndërton Izraeli mund të pengojë përpjekjet për zbatimin e planit të paqes në Lindjen e Mesme, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
Komisioni Evropian nga ana e tij ka deklaruar se do mbështesë vetëm zgjidhjen që pranohet nga të dyja plaët në konflikt.
Kjo deklaratë erdhi pas atyre të presidentit Bush, i cili pranoi propozimin izraelit për të hequr disa vendbanime hebreje nga Gaza dhe që i lejon Izraelit mbajtjen e territoreve të marra në vitin 1967.
Sipas Brukselit zyrtar qëndrimi amerikan është në kundërshtim me atë të Bashkimit Evropian.
Edhe autoritetet palestineze kanë hedhur poshtë mbështetjen që Bush i ka dhënë planit Sharon.
XS
SM
MD
LG