Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka deklaruar se përcaktimi i statusit final të Kosovës do ta stabilizonte rajonin.
"Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, me pjesëmarrje aktive të bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë Buçkovski.
"Edhe pse në afat më të gjatë, rreziku për një luftë konvencionale nuk ekziston, për bashkësinë ndërkombëtare, Evropën dhe rajonin e Maqedonisë, është me rëndësi të stabilizohet gjendja në Kosovë, duke zhvilluar të gjitha standardet demokratike për qytetarët dhe institucionet", ka thënë Buçkovski.
XS
SM
MD
LG