Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Britanisë Tony Blair dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, sot do të bisedojnë në Shtëpinë e Bardhë për gjendjen në Irak dhe planin e Izraelit për tërheqjen e njëanshme nga disa territore të pushtuara palestineze.
Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, Blair tha që nuk ka patur iluzione se fushata në Irak do të haste në vështirësi për sjelljen e demokracisë atje.
"Në fund, kuptohet se është vështirë. Asnjëherë nuk do të ishte lehtë, por garanca më e mirë për sigurinë është të arrijmë sukses në Irak dhe të krijojmë demokraci stabile", tha Blair duke shtuar se së shpejti do të duhet një rezolutë e Këshillit të Sigurimit, e cila do ta ndihmonte bartjen e pushtetit tek irakienët në 30 Qershor.
Ndërkohë në Fallujah, zyrtarë ushtarakë dhe civilë amerikanë pritet të takohen me përfaqësuesit sunitë të qytetit për të parandaluar dhunën e mëtejme dhe rivendosur rendin, kurse në Bagdad zbriti edhe një aeroplan rus për të evakuar 117 specialistë të energjetikës nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG