Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe kryeministri i Britanisë Tony Blair u zotuan të ndihmojnë për krijimin e një Iraku të lirë dhe paqësor, dhe e sinjalizuan gatishmërinë e tyre për ta pranuar planin e Kombeve të Bashkuara për një qeveri të përkohshme atje.
"I mirëpresim propozimet e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi. Partnerët tanë të koalicionit do të vazhdojnë të punojnë me Kombet e Bashkuara për t'i përgatitur zgjedhjet e përgjithshme, që qeveria e re të zgjidhet në janar, 2005", tha Bush, duke shtuar se forcat amerikane do të mbesin në Irak edhe pas 30 Qershorit, për t'i ndihmuar qeverisë irakiene.
Për një rol më të madh të organizatës botërore u shpreh edhe kryeministri Blair.
"Kombet e Bashkuara do të kenë rol qendror në zhvillimin dhe tranzicionin politik të Irakut, prandaj do të kërkojmë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit për ta mishëruar kursin politik dhe të sigurisë", tha Blair.
XS
SM
MD
LG