Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair ftuan palestinezët të shfrytëzojnë planin e kryeministrit izraelit Ariel Sharon si mundësi për të lëvizur drejt shtetit të pavarur të Palestinës.
"Ne e mirëpresim propozimin izraelit për tërheqje nga Gaza dhe nga disa pjesë të Bregut Perëndimor. Ne duam që kuarteti të takohet sa më shpejt për të diskutuar se si mund të përkrahet autoriteti palestinez në aspektin ekonomik, politik dhe të sigurimit, që t'i përgjigjet ofertës", ka thënë Blair. Kuarteti i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara pritet të takohet më 28 prill në Berlin.
XS
SM
MD
LG