Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Autoritetet spanjolle thanë se kanë arrestuar edhe tre të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet me bomba më 11 mars në Madrid. Një person nga Bosnja, Sanel Sjekirica u është dorëzuar autoriteteve spanjolle për t'u marrë në pyetje, por ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol në sulmet me bomba. Autoritetet spanjolle kanë deklaruar se ndaj boshnjakut 23 vjecar nuk është ngritur ndonjë akuzë. Zyrtarët thanë se nga tre të arrestuarit, një është egjiptian, një saudit dhe i treti maroken. Së paku 21 persona, përfshirë 15 marokenë po mbahen të arrestuar nga autoritetet spanjolle në lidhje me sulmet e 11 marsit që lanë 191 të vrarë.
XS
SM
MD
LG