Tre astronautë, rus, amerikan dhe hollandez do të udhëtojnë së shpejti në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Udhëtimi do realizohet me një anije kozmike ruse. Rusia ka marrë përsipër gjithë fluturimet e astronautëve në stacionin e hapësirës pas aksidentit të anijes kozmike amerikane Kolumbia në shkurt të 2003.