Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË: VRITEN 2 POLICË AMERIKANË DHE NJË JORDANEZ NGA SHKËMBIM ZJARRI ME NJËRI-TJETRIN.



Tre policë ndërkombëtarë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në një incident që ka ndodhur sot para qendrës së paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës, pas disa të shtënave me armë zjarri, ndërmjet pjestarëve ndërkombëtar të policisë. Këto njoftime i ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Mitrovicën Trejsi Becker, pa dashur që të tregojë më tepër rreth motiveve të incidentit.
“Në incidentin e armatosur para qendrës së paraburimit në pjesën veriore të Mitrovicës, pas një shkëmbimi me armë zjarri, janë vrarë tre pjestarë nga stafi ndërkombëtarë dhe disa të tjerë janë lënduar”, ka thënë Becker.
Kurse zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Neeraj Sing, ka pohuar se 2 nga policët e vrarë janë pjestarë të policisë amerikane dhe një tjetër nga Jordania.
Ndërkohë, agjencitë e lajmeve njoftojnë se rreth orës 15 e 15 minuta, në kohën e ndërrimit, në qendrën e paraburgimit, në këtëpjesë të qytetit janë dëgjuar të shtëna për rreth 10 minuta. Policia thotë se në këto të shtëna janë të përfshirë vetëm pjestarët e policisë ndërkombëtare dhe jo stafi vendor. Gjithashtu, në njoftimet e policisë thuhet se ky rast nuk ka nxitur ndonjë incident me të burgosurit.
Policia nuk ka dashur të komentojë asgjë në lidhje me motivet e këtij incidenti, përderisa ka konfirmuar se njësitë e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.
Sipas njoftimeve nga spitali në pjesën veriore të Mitrovicës, thuhet se aty janë duke u shëruar 7 policë, prej tyre 6 amerikanë dhe një austriak.


Zijadin Gashi, Mitrovicë
XS
SM
MD
LG