Ndërlidhjet

GAZA


Helikopterët izraelitë kanë vrarë mbrëmë liderin e Hamasit, Abdelaziz al-Rantissi, i cili para gati një muaji është emëruar në vend të Sheikh-al-Yasssinit, po ashtu të vrarë nga Izraeli. Me këtë rast është vrarë edhe djali i Rantisit dhe një truprojë.
Palestinezët dhe shtetet arabe e kanë dënuar vrasjen, ndërsa pjesëtarët e Hamasit kanë thënë se do të hakmerren.
Shefi i politikës së jashtme i Bashkimit Evropian, Javier Solana e ka quajtur këtë një vrasje të paligjshme, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anan tha vrasjet pa gjyq janë shkelje e ligjeve ndërkombëtare.
Ndërkaq, Uashingtoni zyrtar duke shprehur shqetësim për paqen në rajon, thotë se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten nga terroristët.
Bëhet e ditur se Hamasi e ka emëruar liderin e ri të Hamasit, por emri i tij po mbahet i fshehtë.
XS
SM
MD
LG