Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gjendja në dy qytetet më të trazuara të Irakut sot raportohet e qetë, ndërsa përleshje të rënda mes forcave amerikane dhe kryengritësve raportohen afër kufirit me Sirinë.
Rreth 2.500 ushtarë amerikanë janë vendosur pranë qytetit jugor të Irakut Najaf, por nuk ka shenja për dorëzimin e klerikut radikal shiit Muqtada al-Sadr.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka bllokuar dy autostradat kryesore në veri dhe jug të Bagdadit.
Ushtria paralajmëroi se civilët, që do të gjenden në sektorët e mbyllur do të konsiderohen si kundërshtarë të forcave të koalicionit dhe do të qëllohen.
XS
SM
MD
LG