Ndërlidhjet

SARAJEVË


Policia në Bosnjen Lindore në kufirin me Serbinë ka dështuar në operacionin për kapjen e të dyshuarve për krime të luftës, Milan dhe Sredoje Lukiç.
Gjatë bastisjes në qytetin Vishegrad, njoftohet se një person është vrarë gjatë shkëmbimzjarrit me policinë.
Ndërkohë, shtypi në Podgoricë e transmeton ish gjeneralin jugosllav Nebojsha Pavkoviq të ketë thënë se "nuk do të lejojë" ekstradimin e tij në Tribunalin për Krime të Luftës.
"Nëse do të ekstradoheshin tre gjeneralët, përfshirë dhe mua, autoritetet në Serbi do ta firmosnin vdekjen e vet", ka deklaruar Pavkoviq.
XS
SM
MD
LG