Ndërlidhjet

STRAFFAN/IRLANDË


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Chriss Patten tha se vendet e perëndimit do të përballen me një "vorbull ere" nëse dështojnë t'i marrin parasysh shqetësimet e vendeve islamike për mënyrat e zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme dhe në Irak.
Patten tha se pamjet e vuajtjeve të civilëve nga këto dy zona, shfrytëzohen për ta fryrë ekstremizmin, dhe se ndikimi i pamjeve të tilla te opinioni islamik nuk duhet të nënvlerësohet.
Në fund të takimit vjetor të Bashkimit Evropian dhe Azisë, që u mbajt në Irlandë, Patten tha se vendet e perëndimit duhet të jenë "tejet të ndjeshme" në trajtimin e çështjeve të tilla, nëse do të deshin që t'u shmangen pasojave.
XS
SM
MD
LG