Ndërlidhjet

TOKIO, SIDNEJ


Japonia dhe Australia i kanë bërë thirrje Spanjës që të përmbushë angazhimet në Irak pas deklaratës së djeshme të kryeministrit spanjoll Zapatero se do të tërheqë 1300 trupat e vendit të tij nga Iraku.
Shefi i kabinetit të sekretarit japonez, Yasuo Fukuda tha sot se i takon secilit shtet të vendosë për nivelin e angazhimit në Irak, por është gjithashtu e dëshirueshme që sa më shumë vende të marrin pjesë në rindërtimin e Irakut.
Ndërkaq, kryeministri i Australisë John Howard e ka cilësuar planin spanjoll si një vendim i keq dhe ka thënë se kjo nuk do të trimërojë aktivitete më paqësore në Irak.
XS
SM
MD
LG