Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi në një intervistë për gazetën "Financial Times" ka thënë se "nëse Kombet e Bashkuara nuk do të arrijnë të bëjnë ndonjë përparim substancial për të ardhmen e Kosovës deri në shtator të vitit 2005, atëherë Kosova do të ndërmarrë një lëvizje të njëanshme për shpalljen e një referendumi për pavarësinë e Kosovës". Kryeministri Rexepi ka thënë se fillimisht do të ishte e mundshme një pavarësi e mbikëqyrur.
"Ne jemi për një bartje graduale, por Misioni i Kombeve të Bashkuara po shfaq shenja të mungesës së vullnetit", ka thënë Rexhepi duke kritikuar disa zyrtarë të OKB-së se duan që kjo gjendje të vazhdojë edhe pesë apo dhjetë vjet.
XS
SM
MD
LG