Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ferhan Haq i ka thënë radios "Evropa e Lirë" se asnjë motiv për sulmin e policit jordanez në të cilin u vranë dy police amerikane në Ksoovë, nuk është i njohur. Ai ka refuzuar të komentojë drejtpërdrejt njoftimet se sulmi ishte i motivuar nga politika amerikane në Lindjen e Mesme. "ne shpresojmë se incidentet e tilla që kanë ndodhur gjithkund në botë, nuk do të ndikojnë në punën që po bëhet në misionet tona të dnryshme në botë", ka thënë Haq.
Sidoqoftë, tha ai, ky incident ka shtuar shqetësimet e Kombeve të Bashkuara në Ksoovë. "ne shpresojmë se policia e Kombeve të Bashkuara në Ksoovë mund të vazhdojë të kryejë punën e saj në mënyrë po aq profesionale sa edhe në të kaluarën", tha Haq duke vlerësuar se ishte kjo një kohë e rëndë dhe se ky incident është edhe një asrye më shumë për brengosje.
XS
SM
MD
LG