Ndërlidhjet

VJENË


Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka kërkuar transfer të kompetencave tek institucionet e Kosovës ndërsa misioni i Kombeve të Bashkuara të ketë funksion këshilldhënës. Në intervistën për gazetën vjeneze "Presse" ai ka kritikuar administratën ndërkombëtare për moszgjidhjen e një vargu të problemeve në pesë vitet e fundit.
"Askush nga ne nuk është i përsosur – as ndërkombëtarët dhe as politikanët vendorë. Megjithatë tani duhet të shikojmë kah e ardhmja –Kosovën duhet ta udhëheqin kosovarët, ndërsa Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të mbetet në funksion këshilldhënës", ka thënë Hashim Thaçi. Ai ka shfaqur kundërshtimin e tij, për shkak se, siç thuhet, administrata e UNMIK-ut dhe autoritetet e Beogradit kanë biseduar lidhur me kantonizimin eventual të Kosovës dhe e ka quajtur këtë legalizim të strukturave paralele nëpër enklava. Hashim Thaçi ka thënë se Evropa duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është në interesin e saj dhe ka mohuar të ketë pasur pastrim etnike të serbëve më 17 mars. "Ne e dënojmë shkatërrimin e shtëpive dhe të kishave, si dhe çfarëdo lloji të dhunës. Mirëpo askujt më nuk do t'i lejojmë të na trajtojë si fëmijë të padëgjueshëm", citohet Thaçi, për të shtuar se institucionet e Kosovës kanë nevojë për më shumë besim nga Bashkësia ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG