Ndërlidhjet

TOKIO


Dy japonezët e rrëmbyer në Irak, e që janë liruar, arritën sot në Tokio. Agjencitë e lajmeve raportojnë se menaxhimi i krizës së pengjeve nga ana e qeverisë së Japonisë ka hasur në mirëkuptim të opinionit. Duke u shprehur lidhur me praninë e trupave japoneze në Irak, ministri i mbrojtjes, Shigeru Ishiba u tha reporterëve se "fakti se Spanja ka marrë një vendim lidhur me trupat e saj nuk do ta ndryshoj politikën e Japonisë në këtë drejtim". Ai është shprehur se afro 550 trupat japoneze edhe mëtutje do të mbesin në Irak.
XS
SM
MD
LG