Ndërlidhjet

GAZA


Ushtarët izraelitë kanë vrarë shtatë palestinezë, përfshiër edhe një fëmijë 13 vjeç, në luftimet që kanë shpërthyer për shkak të një bastisjeje nga Izraeli në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Ministri palestinez Saeb Erekat ka thënë sot se frikësohet se po vijnë ditë edhe më të këqija.
PEKIN
Drejtori i Zyrës Federale të Hetimeve, FBI ua ka tërhequr sot vërejtjen autoriteteve kineze se vendi i tyre nuk është imun nga terroristët.
Drejtori i FBI-së, Robert Mueller që ka qëndruar në Pekin nuk ka thënë se ndonjë grup është identifikuar apo nëse ka ndonjë dëshmi për aktivitete të Al-Qaidas në Kinë, por tha se edhe Shtetet e Bashkuara edhe Kina janë të kërcënuara nga terrorizmi ndërkombëtar, prandaj duhet të punojnë me bashkësinë ndërkombëtare për të luftuar këtë kërcënim në mënyrë efikase.
XS
SM
MD
LG