Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha në Prishtinë se vonesa e zgjidhjes së statusit final të Kosovës u jep hapësirë veprimi grupeve ekstremiste nga të dyja palët. Ai tha se është më mirë që statusi të zgjidhet më shpejt që është e mundur. Moisiu i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë së bashku me shefin e UNMIK-ut Harri Holkeri.
Vizitën dy-ditëshe në Kosovë, presidenti Moisiu e bën me ftesën e kreut të UNMIK-ut.
Në vizitën e parë të një presidenti të Shqipërisë në Kosovë, zoti Moisiu do të takohet me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë të Kosovës, si dhe do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Universitetit të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG