Ndërlidhjet

BASRA


Banorët e Basras mbajnë zi për 68 viktimat, që dje u vranë nga shpërthimet vetëvrasëse, shumica e të cilëve ishin fëmijë që shkonin në shkollë.
Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw tha se bartja e pushtetit nuk do të pengohet, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, shpërthimet i quajti "sulme terroriste" ndaj irakienëve të pafajshëm.
"Ata nuk çajnë kokën se cilin e vrasin. Është një armik i pamëshirshëm. Në Basra ata thjesht vranë irakienë të pafajshëm, ashtu siç bënë në Riad, në Arabinë Saudite. Dhe, gjithmonë do të sulmojnë", tha presidenti Bush.
Guvernatori i Basrës Wael Abdul-Latif tha se sulmet e kanë shenjën e Al-Kaidës, por komandanti i trupave britanike në qytet tha se sulmuesit nuk ishin nga qyteti, dhe mund të kenë qenë të huaj.
XS
SM
MD
LG