Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak mbetet i fuqishëm.
Zëdhënësi Scot McClellan e theksoi mbështetjen e disa aleatëve, pasi Spanja, Hondurasi dhe Republika Dominikane vendosën t'i tërheqin trupat nga Iraku.
Pas vendimit, ministri i Jashtëm spanjol Miguel Angel Moratinos u përpoq t'i zbutë tensionet.
Në takimin me sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell, Moratinos premtoi bashkëpunim të ri me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, për paqen në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.
XS
SM
MD
LG