Ndërlidhjet

BAGDAD


Afro 10 për qind e forcave irakiane të sigurisë punojnë kundër trupave të koalicionit, kjo është theksuar gjatë tre javëve të fundit, ka deklaruar gjeneral major Martin Dempsey, i cili është një nga drejtuesit e trupave amerikane në Irak.
Më tej ai ka shtuar se 40 për qind e forcave irakiane ndërprenë aktivitetin gjatë trazirave, pasi nuk donin të qëllonin kundër bashkëqytetarëve të tyre, dhe vetëm 50 për qind kryen detyrat si duhet.
Në të tjera zhvillime, ministri i jashtëm britanik ka deklaruar se pret, gjatë muajit maj, miratimin e një rezolute të Kombeve të Bashkuara për kalimin e pushtetit tek irakianët. Ndërkaq në qytetin e Basrës mbështetësit e klerikut radikal Moqtada al-Sadr, kanë marshuar në shenjë proteste ndaj trupave britanike, që sipas tyre kanë dështuar të parandalojnë sulmin e djeshëm me automjet bombë në qytet.
XS
SM
MD
LG