Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Londër, ka vlerësuar punën e forcave të koalicionit në Irak dhe ka përsëritur vendosmërinë për të ndërtuar një Irak demokratik dhe për të luftuar terrorizmin.
"Ne nuk mund të lejojmë që njerëz, të cilët janë të përgatitur të sulmojnë edhe Kombet e Bashkuara, të vendosin mbi hapat e bashkësisë ndërkombëtare. Le të jemi të qartë, ata që kryen krimet e djeshme dhe në përgjithësi të ditëve të fundit në Basra, janë barbarë, të cilët nuk duhet të kenë vend në të ardhmen e Irakut", tha Blair.
XS
SM
MD
LG