Ndërlidhjet

PRISHTINË


Disa qindra policë të Kombeve të Bashkuara kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të dy policeve amerikane të vrara nga kolegu i tyre jordanez, gjatë një incidenti në burgun e Mitrovicës, ditë më parë.
Pjesëmarrësit u lutën edhe për policin e plagosur rëndë, i cili është dërguar pranë familjes, në mënyrë që organet e tij t'i dhurohen njerëzve në nevojë, kur ai të mos mbahet më në jetë artificialisht.
"Duke ardhur në misionin në Kosovë ata e dinin se do përballeshin me rreziqe reale, që lidhen me punën e tyre, por kemi qenë të tronditur kur ato u qëlluan për vdekje madje përpara se të mund të fillonin misionin", tha kryediplomatja amerikane në Kosovë, Marcie Ries.
Grupi i policëve në fjalë kishin ardhur në Kosovë më 7 prill.
XS
SM
MD
LG