Ndërlidhjet

VJENË


Raportimi "i papërgjegjshëm dhe sensacional" ishte një nga faktorët kryesorë që ndikoi në dhunën e marsit në Kosovë, thuhet në një raport të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që është publikuar sot.
Mikllosh Haraszti i ngarkuar për media pranë OSBE-së, tha se informimi lidhur me rastin e fëmijëve të mbytur në lumin Ibër i dha shtysë trazirave. Haraszti tha se ndonëse ngjarja mbetet e pazbardhur edhe sot, mediat në Kosovë e paraqitën si krim me motive etnike. Pa këtë mënyrë informimi thanë përfaqësuesit e OSBE-së, incidenti ndoshta nuk do të kishte marrë këto përmasa.
Raporti në fjalë është cilësuar si raport keqdashës i një individi apo grupi që janë kundër zhvillimit të mediave në Kosovë, nga Lekë Zherka drejtori i koha Vizionit.
Ndërsa nëndrejtori i RTK-së, Astrit Salihu e ka vlerësuar raportin si jo profesional dhe një përpjekje që do ta kalojë përgjegjësinë tek mediat.
XS
SM
MD
LG