Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në raportin e Komisionerit të Përkohshëm për Media, Robert Gillette, është analizuar puna e tri televizioneve kryesore në Kosovë gjatë trazirave të marsit, Radio Televizionit të Kosovës, Radio Televizionit 21 dhe Kohavizionit.
Raporti përqëndrohet më shumë në natën e 16 marsit, kur katër fëmijë shqiptarë nga fshati Çabër në veri të Kosovës janë futur në ujërat e lumit Ibër, tre prej të cilëve gjejnë vdekjen.
Fundosja e fëmijëve në lumin Ibër është vlerësuar edhe si shkas për protestat që përfshijnë Kosovën në mars, e që pas vetes lanë dhjetëra të vrarë, qindra të plagosur dhe shumë dëme materiale.
Në raport thuhet se një pjesë të përgjegjësisë për trazirat e marsit e bartin edhe mediumet vendore, të cilat ngjarjen në fshatin Çabër e kanë cilësuar pa argumente si incident me motive ndëretnike.
Raporti i sotëm pason atë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në të cilin thuhej se raportimi i papërgjegjshëm dhe sensacional ishte një nga faktorët që ka ndikuar në dhunën e marsit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG