Ndërlidhjet

BAGDAD


Kreu i komandës së marinës amerikane në Irak, gjenerali James Conway paralajmëroi se kryengritësve në Fallujah u kanë mbetur "ditë e jo javë" për t'i dorëzuar armët, ose të përballen me një ofenzivë të re.
Conway tha se përgjigja ndaj armëpushimit mes forcave amerikane dhe liderëve civilë të Fallujas ka qenë dëshpëruese.
Në Basra, qindra mbështetës të klerikut radikal Moqtada Al-Sadr protestuan kundër trupave britanike, të cilat i akuzuan se nuk i penguan sulmet vetëvrasëse që lanë të paktën 68 të vrarë.
Ndërkaq në Londër, kryeministri britanik Tony Blair i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mos lejojë që sulmet si ato në Basra, ta pengojnë rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG