Ndërlidhjet

NIKOZI


Rreth 50 mijë njerëz u tubuan në pjesën turke të kryeqytetit të ndarë qipriot Nikozi, për t'i thënë PO ribashkimit të ujdhesës së ndarë.
Anketimet e fundit tregojnë se turqit qipriotë do të votojnë për planin e Kombeve të Bashkuara, kurse grekët qipriotë do ta refuzojnë.
Plani i sajuar nga sekretari i përgjithshëm Kofi Annan parasheh krijimin e një Republike të Bashkuar të Qipros, e përbërë nga pjesët greke dhe turke, të lidhura me një pushtet qendror.
Pavarësisht nga rezultatet e referendumit që mbahet të shtunën, pjesa greke e Qipros në 1 Maj do të hyjë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG