Ndërlidhjet

logo-print

QERBELA


Militantët shiitë kanë zhvilluar përleshje të armatosura me forcat e koalicionit në Qerbela, qytet në jug të Irakut.
Burimet nga komanda polake njoftojnë se shkëmbimi i zjarrit nisi pasi një kolonë e forcave të koalicionit u sulmua nga rebelët.
Militantët, që janë nën kontrollin e klerikut radikal, Moqtada al-Sadr gjatë këtij muaji kanë vendosur kontrollin ndaj një numri qytetesh në jug të Irakut. Gjatë ditës së sotme al-Sadr ka kërcënuar për sulme vetvrasëse kundër forcave të koalicionit, nëse ato përpiqen të hyjnë në qytetet e shenjta në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG